Portali zyrtar i MASHT për orientim profesional, edukim dhe këshillim në karrierë.
- Shkollat/Universitetet
Nëse dëshironi të dini se çfarë drejtimesh ofrohen në shkollat e
mesme anë e mbanë Kosovës, cilat janë programet e akredituara të kolegjeve apo universiteteve, t’i krahasoni ato dhe të formoni një mendim kritik, atëherë këtë mund ta arrini përmes shfrytëzimit të komponentës Shkollat/Universitetet.
Krahasimi i shkollave, kolegjeve dhe universiteteve tani e tutje lehtëe shpejt pa lëvizur nga vendi.
- Testet e karrierës
Zgjedhja e profesionit paraqet një prej vendimeve më të
rëndësishme në jetë. Hapi i parë në procesin e orientimit në karrierë është njohja e vetvetes, e cila arrihet përmes testeve të interesit, aftësive, vlerave dhe preferencave të mësimit.
Këto teste janë adekuate për çdo moshë dhe janë falas për të gjithë nxënësit dhe studentët e Republikës së Kosovës.
- Basic Check®
Basic Check është një vlerësim neutral i aftësive të nxënësve.
Perceptimi i aftësive përgjatë fazës së vet-testimit me testet e
karrierës nganjëherë mund të mos korrespondojë me realitetin.
Prandaj, për një orientim dhe këshillim efikas në karrierë është
planifikuar edhe përdorimi i testit për evaluim të potencialit
“BasicCheck” për të gjithë nxënësit.
Ky test organizohet vetëm në qendrat testuese, të akredituara për administrimin e këtij testi.
- Profesionet
Busulla.COM ofron mundësi shumë atrakt...